Top Media qëndron në krah të shikuesit, gjithmonë. Festat u përkasin të gjithëve, ndaj dhe  kënga e fundvitit të stafit të Top Channel këtë herë, është menduar në detaje për të përcjellë urimin e shpresës në prag të ndërrimit të viteve. 51 personazhet e njohur të Top Channel, këndojnë në nder të 51 viktimave të ngjarjes së rëndë të 26 nëntorit. Njëzëri thuhet ‘Ende ka shpresë”.

Rezart Gurashi, drejtor i VGA:

“Kënga këtë vit është më e veçantë, nuk është ajo përshëndetja klasike që stafi i Top Channel bën gjithmonë për shikuesit, por është më tepër se kaq. Është një falenderim, është mbështetje, është homazh por, mbi të gjitha, ka dhe një mesazh brenda. Ne e patëm pak të vështirë për të gjetur atë baraspeshën e përkryer midis këtyre përbërësve, por besoj që ia kemi dalë”.

Alban Malaj, drejtor artistik i muzikës:

“Kënga është në vazhdimësi të logjikës që Top Channel ndjek që nga vjet. Kemi integruar një artist në këngën tonë të fundvitit. Vjet ka qenë Frederik Ndoci, këtë vit kemi Alban Skënderaj dhe Miriam Canin. Kënga është ‘Ende ka shpresë’.  Përmban disa simbolika, qoftë nga video, qoftë nga audio apo nga fjalët e përfshira në tekst që besoj janë një pasqyrim i të gjitha ngjarjeve që kanë ndodhur së fundmi në Shqipëri. Dikush ka festë, dikush tjetër ka pasur probleme. Jemi munduar t’i përcjellim  të gjitha këto mesazhe në këngën e fundvitit, sepse ende ka shpresë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA