Pas tërmetit të 26 nëntorit, një reagim i shpejtë nga Zvicra në thirrjen për mbështetje të Shqipërisë ka sjellë lehtësim për mbi 5.200 njerëz të prekur.

Një vlerësim i Ndihmës Humanitare Zvicerane ka zbuluar se mbështetja për pasojat e tërmetit në Shqipëri arrin mbi 1 milion Euro – ndërsa 450,000 euro të tjera ndahen për rindërtimin e qendrave shëndetësore.

Mbështetjen e drejtpërdrejtë e kanë përfituar 5.200 njerëz me përqendrim në zona më pak të mbuluara nga donatorë të tjerë si zonat rurale dhe segmentet më të varfra të popullsisë.

Tre linjat e para të veprimeve përfshijnë inspektimin inxhinierik strukturor, strehimin dhe një skemë pilot të mbështetjes financiare.

“Mbështetja zvicerane për pasojat e tërmetit ishte e shpejtë, efikase dhe gjithëpërfshirëse”, thotë ambasadori zviceran Adrian Maître. “Ekipi nga Ndihma Humanitare në Bern, Ambasada, dhe projektet tona kanë koordinuar të gjithë dhe siguruan maksimumin që mundëm për të ndihmuar njerëzit më të prekur nga tërmeti shkatërrues i 26 nëntorit. Për më tepër, pas një kërkese të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ne kemi rënë dakord të shtojmë mbi 450,000 Euro për rindërtimin e disa qendrave shëndetësore në zonat e prekura ”, shprehet Ambasadori Maître.

Faza e re e mbështetjes përqendrohet në rindërtimin e të paktën 5 qendrave shëndetësore brenda dhe rreth rajonit të Durrësit që pësuan dëme serioze strukturore nga tërmeti dhe nuk konsiderohen të sigurta për qytetarët dhe stafin. Përafërsisht 45,000 njerëz janë të mbuluar nga këto 5 qendra, të cilët aktualisht marrin vetëm shërbime minimale të kujdesit shëndetësor.

Ekipi i reagimit të shpejtë siguroi strehim të papërshkueshëm nga dimri për 1 100 njerëz në Kurbin, Mirditë dhe Shijak. Kjo linjë e përkrahjes përfshinte 250 tenda familjare të dimëruara, 400 shtretër, 1 200 batanije dhe mbulesa prej pëlhure gomari.

Për familjet që janë prekur rëndë, një skemë pilot e mbështetjes financiare po vazhdon të mbulojë nevojat e tyre më urgjente për riparimin e shtëpive dhe trajtimin e nevojave themelore.

Mbështetje e mëtutjeshme zvicerane do të sigurohet bazuar në vlerësimin e nevojave që do të bëhet nga Qeveria e Shqipërisë së bashku me partnerët ndërkombëtarë në janar 2020. Ambasada do të vendos adaptime të mundshme të programit të bashkëpunimit zviceran bazuar në vlerësimin e nevojave dhe pasi të diskutojë me qeverinë dhe partnerët e saj.

Misioni zviceran për përgjigje ndaj tërmetit të Shqipërisë ishte një nga të parët që arriti dhe kontributi i tyre u njoh si i rëndësishëm nga qeveria.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA