Vetëm 62 sekonda iu dashen Tommy Furyt që ta nokautonte kundërshtarin në kategorinë lehtësisht të rëndë.
Boksieri britanik që është vëllai i Tyson Furyt e ka nokautuar Przemyslaw Binienda për ta fituar kështu meçin me lehtësi.20-vjeçari nuk kishte zhvilluar asnjë meç që prej muajit mars, pasi ishte pjesë e shout televiziv “Love Island”.
Dhe kundër Binienda, i cili u fut në këtë meç me një rekord tejet negativ prej 26 humbjeve nga 28 ndeshje, Tyson e nisi furishëm duke e rrëzuar në dysheme me një të djathtë të fortë pas vetëm 20 sekondave.
Britaniku e rrëzoi polakun edhe një herë para se gjyqtari ta ndërpriste meçin.
Fury u stërvit nga babai i vet për këtë meç, i cili ishte i treti për të në karrierën profesionale.
Top Channel