Ka nisur me debate të forta puntata e sotme mes të ftuarve në Open në Top Channel, teksa po diskutohet për mini-shengenin ballkaik.
‘Një shtet nuk mund të trajtohet ndryshe në vende të ndryshme’- u shpreh analisti Pallaska i cili kundërshton ashpër mini-shengenin.
Kjo nismë është nisur nga Serbia në Novisad dhe Kosova në fillim nuk është ftuar nga Serbia. Kosova nuk është njohur nga Serbia- tha analisti.
Ka ndërhyrë edhe Alban Dudushi duke thënë se Kosova është takuar me Serbinë në forume dhe nisma të tjera.
Po Alban është e vërtetë, por liderët janë takuar si kundërshtarë. Presidenti Vuçiç nuk e njeh Kosovën por përveç kësaj i mohon masakrën e Reçakut. Është e pabesueshme që kryeministri shqiptar të përqeshë viktimat e luftës- tha analisti Dastid Pallaska.
Kur e pyet gazetarja që a ia kërkoi Vuçiçit njohjen e viktimave Rama i tha gazetares si ka mundësi që ju më pyesni këtë dhe përqeshi viktimat e luftës-tha Pallaska.
Top Channel