Shi, erë dhe dallgë gjigante, si paraqitet situata sot në Vlorë
23/12/2019 09:09
Situata nga reshjet e shiut në Vlorë për ditën e hënë raportohet e qetë, në këto momente reshje shiu nuk ka, edhe fuqia e detit ka rënë, dy tragetet e linjës Brindisi Vlorë kane mbërritur në portin e Vlorës.
Ndërkohë që prefektura e Vlorës ka monitoruar dhe prurjet e lumit Vjosë i cili ka pas prurje të shumta, por nuk përbën rrezik për përmbytje.
Niveli i Vjosës është 5.20 në këto momente dhe nëqoftëse do të këtë rritje deri në 7-8 m atëherë Vjosa del nga shtrati dhe përmbytet toka dhe banesa.
Deti me dallgë 8 ballë përmbyt një fshat në Vlorë
Top Channel