Konvikti nr.6 në Kamëz është godina e fundit që po prishet me mjete të tonazhit të rëndë.
Gjithçka ka mbetur në Institutin Bujqësor janë rrënojat e konvikteve të shembura nga punonjësit e Institutit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit.
Këshilli Bashkiak Tiranë vendosi shembjen e 10 ndërtesave në këtë zonë, pasi Instituti i Ndërtimit i vlerësoi të rrezikshme. Brenda dy javëve puna për shembjen u mbyll në Institutin Bujqësor. Në 2 konvikte prej tyre jetonin studentë, ndërsa në 8 të tjera familjarë të ardhur gjatë viteve të tranzicionit.
Kryebashkiaku, Erion Veliaj u shpreh se ky dëm i hapte rrugën projektit të kampusit universitar. Ndërkohë që të rinjtë që qëndronin në dy konviktet studentore janë rimbursuar, sipas Bashkisë Tiranë, ndërsa familjarët kanë përfituar bonus qiraje.
Top Channel