Pejë, gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij 41-vjeçari

23/12/2019 11:00

Policia në Pejë njoftoi se ka gjetur pa shenja jete një 41-vjeçar në shtëpinë e tij në rrugën “Agush Gjoci” në këtë komunë.

Ka qenë i vëllai që ka thirrur policinë pasi shtëpia e të ndjerit ishte mbyllur dhe dritat e fikura, ndërsa nuk i ishte përgjigjur as thirrjeve telefonike.

Njësitet policore kanë shkuar në vendin e ngjarjes, kanë kontaktuar ankuesin dhe menjëherë kanë ndërmarr masat e nevojshme, me ç‘rast në shtëpinë e tij kanë gjetur shtetasin L.R. pa shenja jete dhe tek viktima nuk vëreheshin shenja dhune apo lëndime.

Vendit të ngjarjes iu kanë përgjigjur Njësiti i Hetimeve Rajonale, Prokurori i shtetit i cili ka udhëhequr me shikimin e vendit të ngjarjes mbrëmë dhe sot gjatë ditës.

Ekipi mjekësor kanë konstatuar vdekjen e viktimës. Trupi i pa jetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore me vendim të prokurorit shtetit për tu sqaruar rrethanat e vdekjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA