Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat do të sjellin reshje lokale shiu në pjesën më të madhe të territorit.
Gjatë pasdites pritet një përmirësim i motit, ku vranësirat do t’i lënë vendin motit me diell.
Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do variojnë: në zonat malore nga 00ºC deri në 08ºC, në zonat e ulëta nga 07ºC në 17ºC dhe në zonat bregdetare nga 12°C në 18ºC.
Në Kosovë moti do të jetë i kthjellët me alternime vranësirash të cilat të cilat do të sjellin reshje shiu thuajse në të gjithë territorin.
Temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 01ºC deri në 09ºC dhe në zonat e ulëta nga 05ºC në 11ºC.
Top Channel