23/11 20:33
Tiziano Crudeli njihet si një nga komentatorët tifoz i flaktë i Milanit. Shumë herë e kemi parë duke qarë si fëmijë në emision vite më parë për sukseset e kësaj skuadre, por këtë herë historia ndryshon.
Dëshpërimi ishte i madh dhe i tejkaloi limitet kur Milani ka humbur me rezultatin 5-0 ndaj Atalantës. Pikërisht në ndeshjen e fundit të vitit 2019, për të bërë kështu dhuratën më të shëmtuar për tifozët.
“T’ju vijë turp. Kërkoni falje. T’ju vijë turp. T’ju vijë turp. Sepse mund të humbasësh, por jo kështu. Një turpërim që nuk është parë ndonjëherë më herët. Duhet të ketë minimumin e krenarisë”.
Top Channel