Vende pune dhe pagesa të majme, si Rusia “josh” afrikanët për t’iu bashkuar radhëve ruse në luftën ndaj Ukrainës, të paktën 55 ganezë kanë humbur jetën Google dhe Apple kanë hequr një aplikacion mesazhesh nga emiratet e bashkuara, të quajtur ToTok, në mesin e pretendimeve se ai përdorej për të spiunuar.
Për të mos u ngatërruar me kinezin TikTok, ToTok e prezanton veten si një mënyrë të lehtë dhe të sigurt për të çatuar me video apo tekst.
Sidoqoftë, Nju Jork Times ka raportuar për akuza se shërbimi i ngjashëm me WhatsApp, është një mjet spiunazhi për llogari të qeverisë së emirateve të bashkuara arabe. ToTok i ka thënë përdoruesve se do të kthehet së shpejti në funksionim. Në një postim, ai shkruante se ishte përkohësisht i padisponueshëm në App Store në Apple dhe Google Play Store për shkak të një çështjeje teknike.
Duke cituar burime zyrtare amerikane, Nju Jork Times raporton se ToTok i jep spiunëve nga emiratet e bashkuara arabe akses tek bisedat e qytetarëve, lëvizjet dhe informacione të tjera personale si fotot. Google e hoqi aplikacionin të enjten e shkuar ndërsa Apple një ditë më vonë. Sidoqoftë, përdoruesit e ToTok, që e kanë aplikacionin të instaluar në telefon mund të vazhdojnë ta përdorin.
Top Channel