Mbyllet me fitoren e Teutës ndeshja me Flamurtarin që u ndërpre pasditen e së dielës për shkak të reshjeve të shiut.
Në Vlorë, skuadra durrsake iu imponua kuqezinjve teksa i mundën me rezultatin 3-1 duke shkuar në kuotën e 28 pikëve po aq sa edhe Tirana e Partizani, ndërkohë që Flamurtari mbetet me 6 pikë ne vendin e fundit. Sfida nisi nga minuta e 9 kur edhe u ndërpre. Pjesa e parë përfundoi me avantazhin e durrsakëve 1-0 me golin e shënuar nga Emiliano Vila.
Po ky futbollist shënoi edhe golin e dytë menjëherë pas pushimit të ndeshjes, ndërkohë që Kallaku në minutën e 66 e çoi rezultatin në 3-0. Flamurtari vetëm në minutën e fundit të ndeshjes shënoi golin e nderit me Ribaj për të fiksuar përfundimisht rezultatin 3-1 duke e mbyllur 2019 në mënyrën më të keqe të mundshme. Kategoria Superiore tani ka periudhën e pushimit për festat e fundvitit dhe do të kthehet në 22 janar të 2020 dhe ndeshjet e saj do të transmetohen në platformën Digitalb.
Top Channel