Durrës/ Moti i keq shkakton vonesa me lëvizjen e tragetëve
23/12/2019 10:44
Ndryshimi i drejtimit të erës nga jugu në veriperëndim ka sjellë ulje të forcës së detit nga 8 në 6 ballë në Durrës.
Moti i keq në fundjavë ka shkaktuar vonesa të theksuara në grafikun e lëvizjes së trageteve që kishin planifikuar udhëtime të dyfishta brenda ditës për të përballuar fluksin e udhëtarëve, kryesisht në ato të linjës Bari- Durrës.
Situata detare ka detyruar dy nga kompanitë lundruese të anulojnë lëvizjen e dyfishtë duke iu kthyer ritmit të zakonshëm të lëvizjes, njëherë në ditë.
Ndërkohë një nga tragetet e planifikuara për sot në mëngjes (“Rigel II”) ka mbërritur në kohë, duke u ankoruar në port me vetëm 30 minuta vonesë.
Top Channel