Durrës/ Miratohet buxheti për vitin 2020: 10% për të prekurit e tërmetit

23/12/2019 19:53

Këshilli Bashkiak i Durrësit ka miratuar buxhetin e vitit 2020, ku 312 milion lekë do të jenë në funksion të pasojave të tërmetit të 26 nëntorit. Për vitin 2020 bashkia e Durrësit ka një buxhet prej 2.99 miliardë lekësh të rinj, nga të cilat 312 milion do të shkojnë për  rindërtimin. Në funksion të këtij procesi të rëndësishëm priten dhe fonde nga qeveria pasi dëmet janë të mëdha e të papërballueshme vetëm nga buxheti i bashkisë Durrës.

Ndërkohë fondet që janë akorduar në buxhet për pas-tërmetin janë shpërndarë 150 milion lekë për rindërtim, 100 milion te tjera për riparimin e fasadave të ndërtesave të dëmtuara, si dhe 60 milion lekë për pagesat e ekipit prej 100 punonjësish që janë angazhuar në strukturën e përkohshme për punimet në ndërtesat e para vitit ’93 të dëmtuara nga tërmeti.

Kreu i grupit të këshilltarëve socialistë Alfred Mullaraj ndërkohë ka vlerësuar kryetarin e bashkisë të zgjedhur në kushtet e emergjencës pas dorëheqjes së kryebashkiakes Sako, duke thënë se ”bashkia e Durrësit iu kthye qytetarëve”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA