Gjykata e Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar zhvilloi seancën e parë ndaj Emiliano Shullazit dhe katër të pandehurve të tjerë.
Avokatët mbrojtës ngritën pretendimin se trupi gjykues i plotësuar më herët me gjyqtarë nga rrethet nuk ishte i ligjshëm, pasi dy gjyqtarët e deleguar nuk mund të quhen të posaçëm.
Për këtë, situatë i të njëjtit mendim ishte dhe prokuroria, ndërsa treshja gjykuese vendosi t’i dërgojë Këshillit të Lartë Gjyqësor të shprehet në lidhjen me delegimin e gjyqtarëve jashtë GJKKO, pas ndryshimeve të fundit.
Për gjyqin ndaj Shullazit, vetëm një gjykatës është me status të posaçëm. Albana Shtylla është e vetmja me status të posaçëm ndërsa dy gjyqtarët e tjerë janë nga rrethet.
Top Channel