Bushati në Open: Mini-Shengen një propagandë e 2 autokratëve si Rama dhe Vuçiç

23/12/2019 22:09

I ashpër për Mini-Shengenin u shpreh edhe analisti Andi Bushati në Open në Top Channel. Bushati e konsideroi të gjithë këtë proces një propagandë të bërë nga Rama dhe Vuçiç.

‘Nuk ka një draft zyrtar se cilat janë pika që diskutohen në takime. Thuhet se Mini-Shengeni po bëhet për lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe lëvizjen e lirë ekonomike mes vendeve të rajonit. Por po ta shikoni aty keni dy politikanë që deri para 6 muajve ishin ata që donin të zgjidhnin problemet e rajonin me shkëmbime kufijsh- tha Bushati.

Se kanë pranuar kurrë- ndërhyri Eni Vasili.

Po Rama nuk e pranoi vetëm kur vdiq si ide. Hoqi Ditmir Bushatin që e kundërshtoi si ide. Si mundet që këta dy politikanë na kthehen në profetë të heqjes së mureve etnike dhe shkrirjes së territoreve.

Është e gjitha një propagandë e  bërë nga 2 autokratë si Rama dhe Vuçiç- tha Andi Bushati.

Top Channel