Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për 18-vjeçarin e ndaluar nga policia e Korçës si autori i dyshuar i vrasjes në fshatin Mborje, ku kushëriri i tij 48-vjeçar humbi jetën.

Bëhet fjalë për të riun Devis Hoti, i dënuar më parë për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”. Sa i takon vrasjes në fjalë, viktima Flamur Duçi, në trupin e të cilit u gjendën plagë djegieje (vihet re që pasi tentuan ta digjnin, viktima u masakrua me thikë) u gjet i pajetë pranë banesës dhe dyqanit të tij.

Sipas prokurorisë, viktima ka 8 dëmtime me thikë në trup. Në dorë i është gjetur një fije floku që u mor për prova dhe pritet t’i bëhet testi i ADN-së. Viktima ka djegie të shumta në krah e trup. Po kështu mungon thika e bulmetit si dhe është gjetur gjak në dyqan dhe në rrugë.

Mësohet se është marrë në pyetje Devis Hoti. Ai ka dëmtime në dorë dhe fytyrë. Po kështu plagë në qafë, në dorën e djathtë, në gishta, në këmbë. Në fytyrë ndërkohë ka edemë të lehtë. Teksa avokati mbrojtës kërkoi një masë më të lehtë për 18-vjeçarin duke sugjeruar arrestin në shtëpi ose me afat 30 ditor në burg, gjykata vendosi që i riu të lihet në masën arrest me burg.

Top Channel