Aktivistët e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit kanë publikuar një video nga momenti i përplasjes së tyre me aktorin Laert Vasili.
Në video është filmuar momenti kur një patrullë policie kishte mbërritur në sheshin e teatrit, në qendër të Tiranës, dhe përpiqet të shoqërojë personat e përfshirë në konflikt. Por pavarësisht pranisë së efektivëve, Vasili dhe disa nga aktivistët nuk i kanë kursyer ofendimet dhe kërcënimet për njëri-tjetrin.
“Unë jam Laert Vasili, ju jeni askushi”, dëgjohet në një moment aktori t’u drejtohet kolegëve të tij, me të cilët i ka ndarë qëndrimi që mbajnë mbi godinën e Teatrit Kombëtar. “Largojeni ju, ose do e largoj unë”, dëgjohet një prej aktivistëve që i drejtohet policëve.
Vasili publikoi më parë një video në rrjetet sociale, ku pretendon se është dhunuar nga disa prej aktivistëve. Edhe në videon e parë dëgjohen kërcënimet që shkëmbejnë me njëri-tjetrin.
Sherr mes aktorëve para teatrit, Laert Vasili publikon videon, akuzon Robert Budinën se e dhunoi
Por në një komunikatë të shpërndarë sot në mbrëmje, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit mohon që të ketë patur dhunë, por pretendon se aktivistët janë mundur të ndalojnë Vasilin deri në mbërritjen e policisë, pasi e akuzojnë se ka grisur posterat e protestës.
Sherri me Laert Vasilin, Aleanca për Teatrin: E kapëm gafil, do e dorëzonim në polici
Top Channel