Artistët janë përplasur me njeri tjetrin në sheshin pranë Teatrit Kombëtar. Aktori Laert Vasili ka publikuar një video ku akuzon grupin e ‘Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit’ se e kanë sulmuar, si dhe bën përgjegjës për këtë regjisorin Robert Budina. Nga ana tjetër dëgjohet në video pyetja se pse aktori Vasili ka grisur posterin.

Laert Vasili shkruan në Facebook se: “Aleanca e Rehatit”,  këta uzurpatorë të pronës publike, në këto çaste pasi më dhunuan fizikisht me në krye z.Robert Budina i cili më futi thonjtë në grykë dhe duke më sharë me libër shtëpie u përpoqën të bëjnë lajm për të dalë nga anonimati i jashtëligjshmërisë! Një turp e faqe e zezë që ndodh në mes të kryeqytetit nga njerëz të dhunshëm që duan të kthejnë ‘97 në Art! Dhuna dhe çdo formë tjetër e jasthëligjshme do të përballet me drejtësinē.  Haram ato 10 milionë që njerëzit e mi ju kanë sponsorizuar për filmat tuaj z. Budina! Bukëshkalë!”.

Pas sherrit, Vasili postoi edhe një foto që tregon shenjat e dhunës në fyt, dhe ku po merr kurimin në spital.

Kristi Gongo

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA