Rrugë e re, probleme të vjetra. Përmbytet edhe unaza e Tiranës
22/12/2019 19:09
Reshjet e shumta të shiut kanë përmbytur edhe unazën e madhe të Tiranës.
Në aksin që përshkon zonën e Selitës vihet re një sasi e konsiderueshme uji në rrugë, çka ka vështirësuar qarkullimin e automjeteve.
Ndonëse kjo është një rrugë e re, e inauguruar pak vite më parë, problemit të përmbytjes, gjatë motit të keq, nuk i është dhënë zgjidhje.
Top Channel