Reshjet nuk ndalen në Gjirokastër, niveli i ujërave po rritet me shpejtësi!
22/12/2019 12:41
Reshjet po vazhdojnë me intensitet të lartë prej më shumë se 12 orësh në të gjithë qarkun e Gjirokastrës.
Ende akset nacionale janë të kalueshme, por niveli i ujërave po rritet me shpejtësi. Ura e Viroit që është edhe pika më problematike në aksin Gjirokastër-Tepelenë është e kalueshme, por ujërat e liqenit po i afrohen nivelit të rrugës.
Situata është duke u mbajtur në kontroll. Mësohet se ka disa ekipe të emergjencave pranë akseve problematike dytësore në Lazarat, Odrie, Cepo, Lunxhëri dhe disa zona në Tepelenë.
Top Channel