Sfida e javës së 17-të të Kategorisë Superiore mes Flamurtarit dhe Teutës është ndërprerë dhe shkak për këtë janë bërë reshjet e dendura të shiut.
Kushtet e krijuara e rënduan tejmase terrenin e stadiumit “Flamurtari” në Vlorë duke detyruar arbitrat e sfidës që pas 8 minutash lojë të dërgojnë në dhomat e zhveshjes, në pritje të një përmirësimi të kushteve të motit.
Ndërkaq në fushën e lojës u bënë verifikime të mëtejshme për të parë sesa ishin mundësitë për vazhdimësinë e takimit dhe në fund rezultoi se kjo ishte e pamundur. Me shumë mundësi sfida mes Flamurtarit dhe Teutës do të zhvillohet ditën e hënë në orën 12 dhe do të nisë nga minuta kur u ndërpre sfida.
Pas 16 javëve kampionat, Flamurtari është në vendin e fundit me 6 pikë, ndërsa Teuta është në vendin e gjashtë me 25 pikë.
Top Channel