Michel Loriot, një prodhues vere nga Festigny, përdor muzikën klasike për të vjetëruar shampanjën e tij. Kjo metodë supozohet se promovon zhvillimin e aromave të shampanjës pasi valët zanore kanë efekte tek aminoacidet e majasë që janë të pranishme tek vera.
Ndërkohë, në një atmosferë të heshtur në studiot legjendare Ferber në Paris, shijimi i muzikës është një tendencë në rritje, duke iu shtuar ushqimit klasik dhe kombinimit të verërave.
“Majatë çlirojnë aroma ndërkohë që vjetërohen. Këto janë shkëmbime që ndodhin mes verës dhe majasë. Ndaj ne kemi, gjatë viteve konservim, një tufë me aroma që shfaqen dhe bëhen më komplekse ndërsa shishet vjetërohen”, thotë Loriot.
Një adhurues i muzikës, Michel, ka bërë bashkë dy pasionet e familjes. Prej tetë vitesh ai vendos mozartin, vivaldin, beethovenin, brahmsin apo Chaikovskin 24 orë në ditë, në qilarë. Është e pamundur të provosh shkencërisht efektin e muzikës tek shija e shampanjës, por verë bërësi që e trajton shampanjën e tij si një qënie njerëzore thotë se kjo është një bindje e brendshme.
Top Channel