Moti i keq ka përfshirë mbarë vendin, nga ku mësohet se lundrimi detar është pjesërisht i pezulluar në Vlorë, është shtyrë lundrimi i linjës Bari-Durrës, e po kështu janë pezulluar linjat e trageteve drejt Korfuzit. Duket se reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar një situatë të rënduar edhe në Tiranë.

Gjatë një lidhjeje direkte me gazetarin Andi Bora mësohet se lumi Lana për pak sa nuk ka dalë nga shtrati.

Reshjet e shumta përgjatë gjithë mbrëmjes por dhe ditës së sotme kanë shpënë në rritjen e nivelit të lumit  në zonën e Tiranës së Re.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA