Tentoi të vriste me thikë një 59-vjeçar gjatë një konflikti për motive të dobëta/ Arrestohet 43-vjeçari në Elbasan, në pranga edhe i plagosuri për ‘moskallëzim të krimit’ Pas kthimit nga Siria, ku kish’ qëndruar në kampin Al Hol, vogëlushi shqiptar, Alvin Berisha, ka kaluar me sukses edhe një operacion që kishte si qëllim përmirësimin e gjendjes së tij shëndetësore.
Lajmi i mirë konfirmohet nga infermierja, e cila e kuroi personalisht Alvinin në kohën kur ai ishte ende brenda kampit në Siri. Me një postim në rrjetin social “Facebook”, infermierja, Janis Jackson Hayes , ka publikuar fotot e vogëlushit shqiptar, ndërsa thotë se Alvini tashmë është i lumtur bashkë me babain e tij, Afrim Berishën.
“Në rrugën tonë për të parë fëmijët tanë të tjerë për Krishtlindje, dhe marrim një telefonatë nga Madeline Hayes, Alvin dhe Afrim Berisha. Më poshtë është një fotografi që Madeline e mori atë në kampin e refugjatëve në Siri, në maj. Të tjerët janë sot në Itali. Ai është i sigurt dhe i lumtur me babanë e tij”, shkruan Janis Jackson Hayes.
Top Channel