Pesë fshatra në Dropull të izoluar nga përmbytjet, banorët pa shërbime bazë pas shembjes së urës së Glinës
Një tjetër kënd rekreativ do t’i shtohet së shpejti kryeqytetit.
Në Sauk ka nisur puna për ndërtimin e ambientit më të ri çlodhës dhe argëtues, që do të gëzojë fëmijët e të moshuarit me më shumë aktivitete dhe mundësi për të kaluar kohën e lirë.
Ndërkohë që një pjesë e qytetarëve kanë nisur përgatitjet për festat e fundviti, punonjësit e Bashkisë së Tiranës kanë vijuar punën për rehabilitimin e zonës, me shtrimin e trotuareve, vendosjen e stolave, ndriçimin dhe gjelbërimin.
Po kaq cilësor dhe i rëndësishëm për banorët e zonës, është investimi për këndin e ri rekreativ, i cili jo vetëm krijon një hapësirë të re çlodhëse për ta, por edhe i jep një pamje të veçantë zonës përreth.
Sakaq, Bashkia e Tiranës po vijon punën edhe në zona të tjera në kryeqytet për t’u mundësuar qytetarëve hapësira sa më komode, çlodhëse dhe me standarde.

Top Channel