Elbasani bëhet gati për festat! Qyteti është zbukuruar për ndërrimin e viteve
22/12/2019 13:20
Ashtu si çdo qytet, edhe Elbasani e ka veshur tashmë petkun plot me drita të fundvitit.
Sheshet dhe rrugët kryesore janë stolisur nga dritat shumëngjyrëshe, ndërsa pema tradicionale tërheq vëmendjen më të madhe të fëmijëve, por padyshim nuk mbeten pas të rriturit. Pavarësisht temperaturave të ulëta, qytetarët kanë mbushur plot sheshin kryesor të këtij qyteti.
Dhe natyrisht ata që gëzojnë më shumë janë fëmijët ndaj dhe dekorit nuk i mungojnë lodrat dhe argëtimet për të vegjlit. Ndërkohë kanë filluar prenotimet për ata që festat do t’i kalojnë në restorante apo jashtë vendit. Të tjerë kanë zgjedhur ngrohtësinë e vatrës familjare.
Top Channel