Emanuel Egbo u shfaq shumë i lumtur në intervistën e tij për Supersport pas suksesit 1-2 ndaj Laçit, i treti për të në stolin e Tiranës. Trajneri vlerësoi grintën dhe dëshirën që treguan futbollistët e tij për të luftuar për çdo top, ndërsa la gjithçka të hapur përsa i përket të ardhmes.
Në një terren të vështirë, pse fitoi Tirana sot?
Ne e kemi vlerësuar maksimalisht këtë ndeshje. Kemi përdorur strategjitë tona. Terreni nuk na la shumë të tregonim ndeshjen tonë, por çunat dhanë maksimumin në këtë ndeshje. Kur një njeri jep hyzmetin, zoti e shpërblen.
U bënë shumë ndryshime në klub, cili është ndryshim me ty në ekip?
Nuk i kam dhënë asgjë këtij ekipi. Thjesht i kam bërë gjërat e thjeshta. Kështu është futbolli, duhet të rrish kompakt, kur është koha për presion duhet të bësh presion. Ne kemi shumë kualitete në ekip, e rëndësishme është që të jemi të qetë, deri në momentin që të vijë goli.
Muçi meriton të luajë më shumë?
Me ndeshjet që ka zhvilluar sot ka treguar një paraqitje shumë të mirë. Duhet shumë punë për të qenë sulmues kryesor te Tirana, nga ana fizike. Ndeshje me Flamurtarin kishte shumë raste po ishte pa fat për të finalizuar. Ne do vazhdojmë ta aktivizojmë sepse e ka treguar se e meriton. Muçi është e ardhmja e ekipit tonë.
Në tre ndeshje keni marrë tre fitore, cili është sekreti?
Mendoj se është grupi, i kemi bërë gjërat e thjeshta, me kualitetet që kanë lojtarët, ne i kemi vendosur në pozicionet e veta. I kemi bërë gjërat e thjeshta.
Lufta apo individi është e rëndësishme te Tirana?
Kemi edhe individë që mund ta zgjidhin ndeshjen, por besoj se lufta bën këtë ndeshje
E ardhmja?
Pas kësaj ndeshje do bisedoj me presidentin dhe do të shohim se çfarë do të ndodhë.
Top Channel