
Tottenhami i Jose Mourinhon nuk ia del të marrë fitoren e radhës në Premier League, përballë Chelsea-t, që fitoi 0-2 në derbin e Londrës në “Tottenham Hotspur Stadium”.
Një sfidë që shkojë keq në çdo drejtim për vendasit, që e mbyllën takimin me një lojtar më pak, pasi Son Heung-Min u ndëshkua me kartonin e kuq, për sjellje antisportive, në minutën e 62-të, kur ekipi i Frank Lampard udhëhiqte 0-2.
Blutë e Londrës i shënuan të dy golat që në pjesën e parë me të njëjtin autor, Willian. Në minutën e 9-të sulmuesi brazilian depërtoi në zonë ku shkarkoi të djathtën për të mos i dhënë mundësi reagimi portierit, ndërsa në shtesën e fraksionit të parë shndërroi në gol një penallti të fituar nga Marcos Alonso.
Chelsea me këtë sukses ruan diferencën prej 4 pikësh Sheffieldin e vendin të pestë.
Top Channel