Një ekspozitë për t’u takuar, mbështetur miqtë dhe për të mos harruar magjinë e Durrësit, fuqinë e tij për t’u rimëkëmbur gjithnjë.

Një grup fotografësh të mirënjohur dhe dashamirësish të fotografisë nga Tirana dhe Durrësi u bënë bashkë për të ardhur para durrsakëve këtë fundjavë me ”Continuum”, një ekspozitë për Durrësin dje dhe sot.

”CONTINUUM” është një mundësi për të qenë bashkë me miqtë në këto ditë mundimshme pas tërmetit, si një mendim për Durrësin, në kohën kur qyteti po përballet me të keqen e njerëzit janë të dërrmuar. Sipas fotografit Roland Tasho, Durrësi mbetet një dashuri dhe veprime të thjeshta si fotografia lehtësojnë sadopak këdo dhe dëshmojnë ripërtëritjen dhe vazhdimësinë e qytetit.

Sot më shumë se kurrë, Durrësi ka nevojë për mbështetje, ndaj dhe fotografi durrsak Gëzim Domi ka një ftesë për të gjithë:

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA