Ilir Daja te Skënderbeu deri në fund të sezonit. E konfirmoi vetë tekniku kryeqytetas në intervistën pas ndeshjes për “Gol pas Goli”, në përfundim të ndeshjes me Kukësin.

Shpirti i Sakrificës: Kishim përballë ekipin që me meritë kryeson kampionatin. U kërkova lojtarë të sakrifikonin për lojën dhe rezultatin. Në pjesën e parë, po të ishim treguar më altruistë, mund të kalonim në 2-0. Po të shikosh paraqitjet me ekipet kryesuese, kemi dhënë më të mirën, por nuk e kemi patur me ekipet e gjysmës së dytë të tabelës. Duhet të luajmë njësoj si me vendin e parë dhe të fundit.

Me Skënderbeun deri në fund: Është ndeshja ime e fundit për këtë vit. Në këtë lloj situate, do të jem trajner i Skënderbeut. Ky është karakteri im. E tregova dhe vjet në Vlorë. Besoj se do të vazhdoj të drejtoj Skënderbeun.

Rastet e humbura: Ky stadium më jep kënaqësi, kam dalë për herë të parë kampion. Bregu po të ishte treguar më altruist, do të kalonim në 2-0. Më pëlqeu shpirti i sakrificës së ekipit. Kemi luajtur më shumë me dëmtime, kemi karakter përderisa ia dalim pas 3 humbjeve./Supersport.al

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA