Në Tiranë kanë mbërritur presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev. Për më shumë se dy orë ata janë takuar me kryeminsitrin Edi Rama për të dikutuar çështjet të cilat do të jenë pjesë e samitit të trete për shengenin ballkanik.

Ndërkohë që Rama, Vuçiç dhe Zaev ishin në takim dega Vetëvendosjes në Tiranë protestoi pasi sipas tyre shengeni ballkanik është një favozim i madh duke i dhënë dalje në detin Adriatik Serbisë.

3 lideret ballkanik morën pjesë edhe në një koncertin e bamirësisë në parkun olimpik. Të ardhurat do të përdoren për rindërtimin e banesesa të dëmtuara nga tërmeti.

Samiti do të nisë të shtunën në mesditë pas një vizite të Ramës, Vuçiç dhe Zaev në Durrës. Në samit do të marrë pjesë edhe presidenti i Malit të Zi Milo Gjukanovic por jo Kosova dhe Bosnje Hercegovina.

Muhamed Veliu

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA