Gjykata e Fierit ka caktuar sot masën e sigurisë “arrest me burg” për Martin Skëndaj. Skëndaj vrau dy ditë më parë me armë zjarri në Patos dy të rinjtë, Manol Rrapaj dhe Elis Kapaj.

Vrasja e dyfishtë ndodhi pas një konflikti pranë poliklinikës së Patosit.

Skëndaj me detyrë gardian burgu, qëlloi ndaj dy të rinjve me armën e shërbimit, për shkak të një konflikti që kishte nisur për një lidhjen që një prej viktimave kishte krijuar me motrën e autorit të ngjarjes.

Top Channel