Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ndodhet në Zadar, Kroaci, ku u zhvillua takimi trepalësh Shqipëri, Kroaci dhe Mali i Zi.
Kjo platformë synon rritjen e bashkëpunimit mes tre vendeve në fushat e interesave të zhvillimit dhe mbrojtjes së objektivave të përbashkëta strategjike.
Diskutimet u përqëndruan në rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit në fushën e infrastrukturës, energjetikës dhe turizmit.
Gjithashtu, në një status në Facebook, Kryediplomati Cakaj, bëri me dije se u dakordësuan edhe për rritjen e angazhimeve të përbashkëta në shërbim të integrimit në BE dhe në kuadër të NATO-s.
Për më tepër, në statusin e tij, Ministri në Detyrë Cakaj informoi se palët kanë rënë dakord për të thirrur mbledhjen trepalëshe Shqipëri, Kosovë dhe Kroaci, në pjesën e parë të vitit të ardhshëm.
Top Channel