Ka përfunduar pa marrëveshje edhe takimi i sotëm mes kreut të LDK-së, Isa Mustafa dhe atij të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti. Çështja që vazhdon të bllokojë arritjen e një ujdie e cila t`i hapë rrugën më në fund formimit të qeverisë, mbetet sërish karrigia e presidentit.
Siç mëson Gazeta Express nga burime brenda LDK’së në takimin e fundit, Isa Mustafa i ka bërë të njëjtën ofertë Albin Kurtit: ai propozon t`i japë VV-së një ministri më shumë , e cila t`i kalojë në kohën kur do të zgjidhet presidenti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Mësohet se palët kanë rënë dakort që komunikimi të vazhdojë në ditët në vijim. Takimi erdhi pas deklaratave të fortë që bënë një ditë më parë në Prishtinë dy ligjvënës gjermanë të koalicionit qeverisës, CDU/CSU.
Apeli i tyre ishte i një linje me thirrjet e Zyrës së BE’së dhe ambasadave të Anglisë e SHBA-së ne Prishtinë. Fokusi sipas deputetëve gjermanë tani duhet të jetë krijimi i ekzekutivit, dhe jo posti i presidentit.
Deri tani, dy partitë janë marrë vesh mes që ministritë t’i ndajnë mes tyre nga pesë secila, dhe dy ministri të tjera t`i kalojnë minoriteteve.
Vetëvendosja, si parti e parë në zgjedhje, merr kryeministrin, ndërsa LDK duket do të ketë kryetarin e Kuvendit por kërkon gjithashtu edhe presidentin.
Top Channel