SHBA kundër gazsjellësit rus/ Kërkon ndaljen e menjëhershme të Nord Stream2

21/12/2019 12:24

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka nënshkruar Aktin për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare të vitit 2020, duke e shndërruar në ligj, e ky legjislacion ka dhe një dispozitë që sanksionon gazsjellësin rus Nord Stream2.

Rusia dëshiron të sjellë gaz në Gjermani përmes Rrjedhës veriore 2, por kjo nuk i pëlqen Amerikës. Përmes këtyre sanksioneve, Trump po përpiqet ta bllokojë gazsjellësin në metrat e fundit. Dispozita kërkon që të ndalohet puna “menjëherë” ose do të ketë sanksione, përfshirë ngrirjen e aseteve.

Projekti me vlerë prej 11 miliardë dollarë është vetëm pak javë drejt përfundimit dhe analistët janë të ndarë nëse marrja e masave shtrënguese në një fazë kaq të vonë, do të arrijë ta ndalojë atë vërtet. Alleseas Group, një kompani me seli në Zvicër që po punon në segmentet e fundit të tubacionit prej 1,230 kilometrash, njoftoi se i ka pezulluar të gjitha aktivitetet e saj dhe është në pritje të miratimit të ligjit. Rrjedha Veriore 2 kundërshtohet më forcë nga SHBA-ja, pasi Uashingtoni beson se prej tij, Europa do të thellojë varësinë nga energjia ruse dhe do t’i japë Kremlinit fuqi më të madhe mbi shtetet e Europës Lindore. Argumenti tjetër I fortë kundër tubacionit është se dobëson gazsjellësit e tjerë alternativë dhe shtetet që tradicionalisht kane qenë vende tranziti.

Ndërsa vendet që e përkrahin projektin, thonë, se ai rrit sigurinë e furnizimit në Europë dhe sjell çmime të leverdisshme për konsumatorët krahasuar edhe me gazin e lëngshëm nga Amerika, i cili është më i shtrenjtë. Gjermania, që është pjesë e projektit, deklaroi thënë se ky vendim nuk do ta prekë shtetin gjerman, por kompanitë private.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA