Kryeministri i vendit, Edi Rama ka folur pas takimit të tretë të vendeve të Ballkanit Perëndimor që diskutuan projektin e “MiniShengenit Ballkanik”, në një konferencë të përbashkët me të gjithë liderat.
Në tavolinë se bashku me kryeministrin e vendit ishin liderët e Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe Serbisë, ndërsa mungon Kosova edhe pse kishte ftesë.
Në këtë konferencë për shtyp Rama shprehet se ka 5 vite që Kosova ka qenë pjesë e tryezës e ndërsa këtë vit mungon, jo sepse nuk është e ftuar por mungon se ka hyrë në një rrugë pa dalje.
“Ka 5 vite që udhëheqësit e Kosovës janë në tryezë më udhëheqësit e Serbisë në shumë vende. Duket sikur është hera e parë që bëhet një takim për ata. Kosova është e pjellë e luftës së popullit të saj, e luftës me bomba të SHBA dhe të shumë prej vendeve të mëdha të BE. I gjithë BE janë sot në tryezë, Kosova mungon jo sepse nuk është ftuar, jo sepse I është vënë ndonjë kusht, por mungon se ka hyrë në një rrugë qorre”, shprehet ai.
“Po humb respekt, po humb mbështetje, po humb reputacion. Kosova për të gjitha ka qenë dakort, ka qenë në tryezë. Do ndjeja përgjegjësi morale nëse Kosova do të ishte e ftuar. Më vjen keq për të gjithë ata që bëjnë ndërmjetësin në opinionin publik, nuk më dëgjonin që ne shpalosim marrëveshjet me Kosovën. Ne me këtë hapim kufirin. Unë kam arritur atë që të tjerët nuk e kanë arritur dot, që Serbia të pranojë të ulet në tavolinë pa kushte. Shikojnë realitetin në sy. Vendet e BE i kërkojnë Serbisë të njëjtën gjë si ne, janë të pranishëm në tryezë dhe i kërkojnë Kosovës të mos braktisë tryezën. Dje isha ne Beograd dhe kërkova njohjen e Kosovës nga Serbia. Asnëherë nuk është bërë kjo zhurmë e madhe”, shton Rama.
I pyetur se pse i duket Vuçiçit që Rama është në mbrojte, kryeministri shprehet:
“Pyeteni atë. Unë jam këtu për të çuar para idenë time, një ide e përkrahur nga të gjithë, hapja e kufijëve në Ballkan e kam kërkuar që në takimin e parë, Kosova ka qenë aty. Nuk mund të urdhëroj, kam detyrën t’ju them: jeni gabim vëllezër. Kosova nuk ka nevojë për një garë të brendshme. Kosova ka gjëra shumë të thjeshta për të bërë”, shton Rama.
“Unë jam takuar me Thaçin, takohem dhe flas, unë thjesht mbaj qëndrimin tim dhe jap sugjerimin tim, jam 100% me të drejtën. SHBA e mbështesin 100% këtë gjë dhe më vjen keq që Kosova nuk është pjesë e tryezës”,shton kryeministri.
Top Channel