25/11 14:33
Në “Një ditë me Dojnën” në Pop Culture ka qenë i ftuar aktori Visjan Ukcenaj i cili ka zgjedhur të dalë për herë të parë në një intervistë me partneren Jonën dhe djalin e tyre.
Autorja dhe moderatorja Dojna Mema e ka pyetur Visjanin se çfarë dëshiron që djali i tij të dëgjojë nëse sheh këtë intervistë kur të rritet.
“Do i thoja që babi nuk e di se sa shumë ta them në përditshmëri që të dua por tani që po më sheh, je rritur unë jam shumë krenar për ty, të dua shumë. Babi është me ty dhe në të shkuarën dhe në të ardhmen siç e shikon!”- ka thënë Visjani plot emocion…
Top Channel