Ka nisur takimi i liderëve të rajonit në Tiranë. Edi Rama, Aleksandar Vuçiç dhe Zoran Zaev kanë nisur diskutimet me dyer të mbyllura, ndërkohë që i pranishëm për herë të parë në takim është edhe Milo Gjukanoviç, president i Malit të Zi.

Pavarësisht se Gjukanoviç është ulur në tryezë me homologun Vuçiçin dhe kryeministrat Rama dhe Zaev, ende nuk ka një njoftim zyrtar se Mali i Zi i është bashkuar zyrtarisht “Shengenit Ballkanik”.

Liderët do të diskutojnë për hapat e mëtejshëm të thellimit të bashkëpunimit midis vendeve, kryesisht në fushën ekonomike dhe lëvizjen e lirë.

Ashtu si në dy takimet e mëparshme, Kosova nuk është bërë pjesë e takimit. Edhe Bosnje-Hercegovina, e cila u prezantua në takimin e Ohrit në nivel ministri, nuk merr pjesë sot në takimin e Tiranës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA