Nesër kryeqyteti do të ndriçohet i gjithi.
Me rastin e Festivalit të Dritave, Festën Hebraike “Hanuka” nesër në orën 18:00 do të ndizet edhe Menora gjigante (shandani).
HANUKA, festohet në përkujtim të fitores së Makabinjëve mbi ushtrinë greko-siriane, dhe mrekullinë e mëvonshme të rishenjtërimit të Tempullit të Shenjtë në Jeruzalem dhe rivendosja e Menorës (Llampës) së tij. Fjala “Hanukkah” do të thotë “Përkushtim”.
Ajo mbahet për tetë net dhe ditë, duke filluar në ditën e 25-të të Kislevit sipas kalendarit Hebraik, i cili mund të ndodhë në çdo kohë nga fundi i nëntorit deri në fund të dhjetorit në kalendarin Gregorian. Festivali zhvillohet duke ndezur qirinjtë e një shandani me nëntë degë, të quajtura menorah (ose hanukkiah). Njëra degë vendoset zakonisht mbi ose poshtë të tjerëve dhe qiriri i saj përdoret për të ndezur tetë qirinjtë e tjerë.
Njoftimi
Menora gjigante është gati! Tirana është gati për Festivalin e Dritave, Festën Hebraike “Hanuka”. Ceremonia e madhe për ndezjen e dritës së parë të Menora (shandanit) do të zhvillohet, më 22 dhjetor, ora 18:00 në Sheshin “Nënë Tereza”, nën drejtimin e Kryerabinit të Shqipërisë, Yoel Kaplan.
Top Channel