Rezultati i dobët në zgjedhje/ LDK thërret Kuvendin e partisë, pritet miratimi i dorëheqjes së kryetarit 26/01 12:42
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë dy ditëve të ardhshme temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 13 gradë Celsius.
“Gjatë vikendit parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu. Të shtunën parashihet që vende-vende të ketë riga të dobëta shiu, ndërsa të dielën reshje shiu të intensitetit mesatar. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-8 m/s’, njofton IHMK./KosovaPress/
Top Channel