Në 16 dhjetor, në qytetin e Laçit janë shembur 7 pallate 5 katësh që ndodheshin përballë bashkisë së këtij qyteti ku banorët e 143 apartamenteve janë vendosur në shtëpi me qira ose hotele.
5 ditë pas shembjes së këtyre objekteve vijon puna për pastrimin e inerteve ku banorët kanë treguar mirëkuptim dhe në këto ditë dimri e me shi janë larguar nga ajo zonë.
Pasojat e tërmetit të 26 nëntorit kanë qenë të mëdha në këtë qytet ku ende 65 pallate të shpallur të pabanueshëm janë në pritje të një kontrolli tjetër më të detajuar, ku në fund do të marrin përgjigjen nga ana e institutit të lartë të ndërtimit nëse shtëpitë e tyre do të shemben njësoj si 7 pallatet përballë bashkisë së Laçit apo do të rikonstruktohen.
Një tjetër fakt që vlen të përmendet në Lac është edhe se si godina e bashkisë së qytetit gjendet në një situatë tepër të rëndë, megjithatë punonjës të kësaj bashkie kanë konfirmuar për Top Channel se është realizuar kontrolli i duhur dhe përgjigjja që i është dhënë bashkisë është se mund të vijojnë punën pasi themelet nuk janë dëmtuar dhe mbetet që në vijim godina të rikonstruktohet.
Top Channel