23/12 22:18
Një qendër kujdesi shëndetësor për njerëzit me probleme mendore, si të mitur ashtu dhe në moshë madhore, akuzohet se ka kryer eksperimente seksuale ndaj pacientëve.
Zyrtarët në Ajoua të SHBA-ve po hetojnë klinikën private të akuzuar se kanë eksperimentuar duke shkaktuar eksitim seksual të pacientëve, tejhidrati, si dhe se i kanë lidhur pa qenë nevoja për hir të eksperimenteve.
Sipas hetuesve, klinika i ka vënë në rrezik jetët e pacientëve pa qenë nevoja, si dhe ka pasur kequshqyerje.
Qendra ka 240 pacientë të të gjitha moshave, të cilët kanë edhe probleme të tjera fizike, përveç atyre mendore, dhe gjatë vitit 2019 kanë pasur 11 raste vdekjesh.
Top Channel