
22/02 16:36
Mbrëmjen e të shtunës në “Shiko Kush LUAN” me Luana Vjollcën kanë qenë të ftuar çifti i njohur i këngëtarëve Mihrije Braja dhe Naim Abazi.
Ata janë ndër çiftet më pa komplekse në showbiz dhe këtë e treguan më së miri në “Shiko Kush LUAN”.
Gjithmonë të pandashëm nga njëri-tjetri si në jetën personale por edhe në karrierë. Por cila do ishte arsyeja e fortë që mund t’i çonte drejt ndarjes?
Kjo pyetje i është bërë Mihrijes në sfidën “Ndaje ose kovën …” dhe këngëtarja nuk hezitoi të përgjigjej.
“Tradhtinë, nuk e fali vetëm!”, u shpreh Mihrija, por vlen të thuhet se me sportivitet zbuloi se ç’fshihte kova që kishte mbi kokë.
Top Channel