Një sasi tritoli ka shpërthyer në një automjet tip Golf Plus në Vlorë.

Burime për Top Channel bëjnë me dije për gazetarin Mikel Marsi se tritoli i është vënë automjetit të prokurorit të Vlorës, Albert Kuliçi.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe për identifikimin e autorëve.

Vetë prokurori shikohet në foto bashkë me disa persona të tjerë teksa komunikon rreth ngjarjes. Ky është atentati i dytë që i bëhet një prokurori ku më herë iu bë atentat prokurorit të Durrësit Arjan Ndoja.

  Tritol makinës së prokurorit, Albert Kuliçi ka hetuar ngjarjet më të bujshme në Vlorë

FOTO GALERI
1/15

Top Channel