Policia e Fierit ka vënë nën pranga dy shtetas të shpallur në kërkim, njëri për vjedhje dhe tjetri për shkatërrim të pronës me zjarr.

E.P., është shtetasi i cili është ndaluar dhe dënuar nga Gjykata e Fierit me 5 vite burg për veprën penale “Vjedhje”. Ndërsa, shtetasi D.S., është dënuar për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme proceduriale.

Top Channel