Foto ilustruese

Është finalizuar operacioni i koduar “Start”, i organizuar nga Njësia Speciale “FAST”, për kapjen e personave në kërkim. Ky operacion u realizua në koordinim nga Interpol Tirana dhe përfundoi me kapjen në Durrës dhe Tiranë të një 33-vjeçari dhe një 26-vjeçareje, të dy shtetas francezë, të kërkuar nga drejtësia franceze.

Kapja dhe arrestimi i tyre u bë me qëllim ekstradimin drejt Francës.

Si rezultat i operacionit u bë e mundur që në Tiranë, të kapej dhe të arrestohej shtetasja franceze C. F., 26 vjeçe, si dhe në Durrës të kapej e arrestohej shtetasi francez A. Gh., 33 vjeç, të cilët ishin të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli, pasi:

Autoritetet gjyqësore franceze të Gjykatës së Lartë Lorent, Francë kanë lëshuar urdhër-arrestin për këta shtetas, për veprat penale “Vjedhja e kryer në bashkëpunim”, “Falsifikimi i çeqeve” dhe “Largim nga vendi i vuajtjes së dënimit”, parashikuar nga nenet e Kodit Penal francez.

Top Channel