25/11 23:02
Në kompleksin e pallateve “Jedas” në Durrës kanë mbërritur Edi Rama, Zoran Zaev, Milo Gjukanoviç dhe Aleksandar Vuçiç. Liderët e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe Serbisë po shohin nga afër dëmet në kompleksin që ka 185 apartamente dhe që është shpallur i pabanueshëm nga tërmeti i 26 nëntorit.
E gjithë zona përreth është rrethuar nga forca të shumta policore.
Zaev, Gjukanoviç dhe Vuçiç ndodhen në Shqipëri për të marrë pjesë në takimin e radhës së “Shengenit Ballkanik”.
Pamjet shokuese! Brenda kompleksit Jedas në Durrës, çfarë ka mbetur pas 30 sekondave shkatërrimtare
Top Channel