Berat/ I përplaset vajza para syve, nëna sheh aksidentin nga ballkoni dhe i bie të fikët (foto-video)

21/12/2019 22:06

Një aksident ka ndodhur në hyrje të Beratit në fshatin Otllak.

Dy mjete, njëri tip benz dhe tjetri Hunday janë përplasur. Mjeti benz që drejtohej nga 31 vjeçarja Eliberta Themeli i ka prerë rrugën Hunday, duke hyrë për në rrugicën e lagjes së saj. Nëna e vajzës, që e ka parë aksidentin nga ballkoni ka rendur drejt vajzës dhe i ka rënë të fikët në rrugë.

Në spital janë transportuar nëna dhe vajza që janë në gjendje të mirë, ndërkohë që drejtuesi i Hunday nuk ka pësuar dëmtime. Sipas policisë, shkak për këtë aksident është bërë mjeti Benz qe i ka prerë rrugën mjetit Hunday.

Aksidenti ka ndodhur në të njëjtin vend ku u përplas ambulanca me trajlerin pak ditë më parë.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA