Tashmë është zyrtare Carlo Ancelotti do të jetë trajneri më i ri i Evrton. Lajmi u bë i ditur nga vetë klubi në llogarinë zyrtare në “Twitter”.
Tekniku italian nënshkroi një kontratë 4 vite e gjysmë me ekipin nga Liverpool. Klubi i uroi mirëseardhjen me anë të një videoje ku shikohen karikatura të Ancelottit duke ngritur në qiell të hapur trofetë më të rëndësishëm në karrierën e tij si trajner.
Kujtojmë që italiani u shkarkua 10 ditë më parë nga Napoli, pasi marrëdhënia e tij me presidentin e klubit jugor Aurelio De Laurentiis ishte acaruar kohët e fundit. Kjo aventurë është e dyta për trajnerin toskan në “ishull”, pasi në të kaluarën ka drejtuar edhe ekipin e Chelse-at, me të cilët fitoi dhe një titull të “Premier League”.
Top Channel