Është duke u transmetuar momentalisht filmi “Love” në kinematë shqiptare, një realizim tjetër i suksesshëm në shqipëri ku një nga aktoret protagoniste është edhe Rozi Kostani.
Në filmin “Love”, Rozit i është dashur të luajë skena të nxehta, por ndryshe nga hera e parë, tek “Unë ti dhe Kasandra”, ku një dublante ka realizuar pjesën delikate të filmit, këtë herë ajo ka vendosur ta realizojë vetë.
Arsyen për këtë Rozi e sqaroi një herë e mirë teksa ishte e ftuar në “Shiko kush luan” me Luana Vjollcën. Ne rubrikën e fundit, “Ndaje ose haje”, Rozi zgjodhi të përgjigjej: “Po, tek filmi “Love” isha unë. Kjo zgjedhje ishte pasi kishte ardhur momenti pas kaq vitesh për aktoret shqiptare për të bërë skena të tilla. Tek filmi, “Unë, ti dhe Kasandra” ishte thyerje e një tabuje, por sot është ndryshe.”
Ndonëse është e vertetë që sot këto skena janë më të pranueshme, sërish ne e përgëzojmë Rozin për lirshmërinë e treguar në rolin që ka luajtur pasi nuk është e thjeshtë për një vajzë shqiptare që të marrë këtë vendim.
Top Channel